Sistemi imunitar kryen një funksion të jashtëzakonshëm, duke na mbrojtur nga mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje. Por ndonjëherë ai dështon në kryerjen e kësaj detyre. A është e mundur të ndërhyjmë në këtë proces dhe ta bëjmë sistemin imunitar më të fortë? Çfarë ndodh nëse përmirësojmë dietën apo nëse marrim vitamina apo përgatitje të ndryshme bimore? Çfarë mund të ndodhë nëse bëjmë ndryshime në stilin e jetesës, me shpresën për të prodhuar një përgjigje imunitare thuajse të përsosur?
A mund të përforcojmë realisht sistemin imunitar?
Flasim pikërisht për një sistem, jo një njësi të vetme. Ka ende shumë gjëra që studiuesit nuk i dinë në lidhje me kompleksitetin dhe ndërthurjen e brendshme të përgjigjes imunitare të organizmit. Tani për tani nuk janë provuar ende shkencërisht lidhjet e drejtpërdrejta mes mënyrës së jetesës dhe sistemit imunitar të përmirësuar. Megjithatë, sipas studimeve paraprake, për një sistem imunitar të shëndetshëm duhet të kemi parasysh disa gjëra në stilin tonë të jetesës.
Hani më shumë fruta dhe perime, të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese si vitamina C dhe E, plus beta-karoten dhe zink. Shkoni për një larmi të gjerë të frutave dhe perimeve me ngjyra të ndezura, duke përfshirë manaferrat, agrumet, kivi, mollët, rrushin e kuq, kale, qepë, spinaq, patate të ëmbla dhe karota.
Ushqime të tjera veçanërisht të mira për sistemin tuaj imunitar përfshijnë hudhër të freskët, e cila mund të ju ndihmojë kundër viruseve dhe baktereve, supë pule etj.
Disa lloje të kërpudhave - siç është shiitake - gjithashtu mund të ndihmojnë sistemin tuaj imunitar./Motilokal.com
