Konferenca e këtij viti për ndryshimet klimatike COP26 e Kombeve të Bashkuar, e cila do të zhvillohej në Glasgow në nëntor, është shtyrë për shkak të COVID-19.
Një sërë ngjarjesh të rëndësishme duhet të anulohen ose të shtyhen për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vendimi u mor nga organizatori Kombet e Bashkuara, së bashku me nikoqirët e Britanisë së Madhe dhe partnerët italianë - sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Në njoftim thuhet se për shkak të pandemisë globale konferenca COP26, e cila duhej të mbahej në nëntor 2020 nuk është e mundur.
"COVID-19 është kërcënimi më urgjent me të cilin përballet njerëzimi sot, por ne nuk mund të harrojmë se ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh me të cilin përballet njerëzimi për një kohë të gjatë", tha sekretarja ekzekutive e KB-së për ndryshime klimatike Patricia Espinosa.
"Ne vazhdojmë të mbështesim dhe t'i nxisim kombet të rritin në mënyrë të konsiderueshme ambicien e klimës në përputhje me Marrëveshjen e Parisit."
Konferenca në Glasgow pritet të planifikohet për vitin 2021./Motilokal.com
