Si të parandalojmë COVID-19?

Si të parandalojmë COVID-19?

Virusi tashmë i njohur COVID-19 apo koronavirusi, i cili po tmerron botën mund të përcillet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me pikat respiratore të personit të infektuar (që shkaktohet përmes kollitjes ose teshtitjes) dhe përmes prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me virus të atyre pikave respiratore. Virusi korona mbijeton në sipërfaqe edhe për disa orë, por mund të shkatërrohet me mjete të thjeshta të dezinfektimit.

Si ta parandalojmë? 

Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë ka dhënë disa rekomandime që duhet të respektoni si masat e distancimit social dhe rregullat e higjienës;

Të qëndroni në shtëpi, për të ndihmuar veten, të afërmit tuaj që të mos preken nga COVID-19 dhe stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

Mos shkoni menjëherë në spital!

Për informacion dhe këshilla në lidhje me COVID-19 mund të kontaktoni në linjën 0800 40 40.

Nëse keni shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave telefononi numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127!/Motilokal.com

No photo description available.