Ministria e Shëndetësisë raporton se pasditen e së martës kanë ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë të prekur nga virusi Covid-19, duke e çuar në 15 numrin në total të viktimave në vendin tonë.
Ndërsa deri më tani janë testuar 1671 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar 243 të konfirmuara dhe 52 pacientë janë shëruar.
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 31.03.2020
| Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
| Tirana | 129 | 7 |
| Fieri | 23 | 1 |
| Durrësi | 26 | 2 |
| Korça | 15 |
|
| Vlora | 5 | 1 |
| Elbasani | 5 |
|
| Lushnja | 4 | 1 |
| Kavaja | 4 | 2 |
| Shkodër | 8 |
|
| Lezhë | 5 |
|
| Kruja | 5 |
|
| Puka | 3 |
|
| Tropojë | 4 |
|
| Has | 2 | 1 |
| Rrogozhina | 2 |
|
| Berat | 1 |
|
| Mirdita | 2 |
|
| TOTAL | 243 | 15 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Këtë të martë kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga COVID-19 dhe në total numri i viktimave nga koronavirusi shkon në 15.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 nga këta i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.
Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 5 pacientë nga Tirana, Kavaja, Fieri , dy prej tyre në terapi intensive prej 12 ditësh duke e çuar numrin e të shëruarave nga COVID-19 në 52.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit./Motilokal.com
