Infektologu Tritan Kalo, ka ripërsëritur thirrjen për shqiptarët, që të zbatojnë me rigorozitet masat e marra, si elementi kryesor për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mjeku Kalo në faqen e tij në Facebook, ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme, që duhet t’i ketë parasysh çdo qytetar për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:
KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapësirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKËBËRËSVE…..Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shenja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjeksore…..VETIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJIENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mese të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në VET-SHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me simptoma minimale….VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marrin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….SKEMA e këtij mjekimi NUK është standarde, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet….. Janë antibakterialë dhe jo anti virale…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbërritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….NËSE nuk janë të domosdoshme përse PO përshkruhen ato???....ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do t’ia dalim mbanë!!!!
