40 pacientë me koronavirus të shtrirë në Klinikën Infektive, 6 në gjendje më të rëndë shëndetësore

40 pacientë me koronavirus të shtrirë në Klinikën Infektive, 6 në gjendje më të rëndë shëndetësore

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 106 pacientë të infektuar nga koronavirusi. Ndërsa aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 40 pacientë nga ky virus, ku 6 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, të cilët po trajtohen në kujdesin intensiv dhe kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka theksuar se ka të infektuar edhe nga stafi i Klinikës Infektive.

Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid 19:

• 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa

• 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid-19, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind./Motilokal.com