Chloroquina dhe Azithromycina janë përbërës të rrezikshëm kardiak

Chloroquina dhe Azithromycina janë përbërës të rrezikshëm kardiak

Pas deklaratës së presidentit Trump, edhe Fondacioni gjerman i Kardiologjisë si dhe Kardiologë të shumtë paralajmërojnë kundër përdorimit të parakohshëm të të dy medikamenteve në kombinim të njëkohshëm. Deri më tani, përfitimet e tyre nuk janë provuar, përkundrazi ekziston gjithashtu një rrezik i aritmive kardiake të rrezikshme për jetën.

Fondacioni Gjerman i Zemrës dhe Kardiologët e shumtë gjermanë po paralajmërojnë pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan se një përdorim i menjëhershëm i kombinimit të ilaçit kundër malaries - Klorokinës me antibiotikun Azitromicinë mund të sjellë një përparim fenomenal në të sëmurët me COVID-19.

Për këtë temë është prononcuar tashmë edhe Drejtori i institutit kombëtar amerikan për alergji dhe sëmundje infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, i cili në media citohet të ketë thënë: Deri më tani ka pasur vetëm raporte të izoluara për efektivitetin e ilaçit (chloroquine), por nuk ka studime serioze klinike, sipas një raporti të dpa.

"Për më tepër, nuk ka raporte serioze në lidhje me terapinë e kombinuar të klorokinës dhe azitromicinës", thotë kardiologu dhe farmakologu Prof. med. Thomas Meinertz nga Bordi Këshillëdhënës Shkencor i Fondacionit Gjerman të Zemrës. "Por ajo që ne sigurt e dimë është se secila prej dy ilaçeve mund të çojë në aritmi malinje kardiake dhe se terapia kombinuese e dy ilaçeve në të vërtetë është e ndaluar."

Para se një terapi e tillë problematike të mund të përdoret, Meinertz kërkon që efektiviteti i saj dhe shpeshtësia e efekteve anësore duhet të ekzaminohen në mënyrë kritike në kushte klinike, mbi të gjitha në studime krahasuese (të rastit) me ilaçe të tjera. "Vetëm nëse efektiviteti tejkalon në masë të madhe frekuencën e efekteve anësore - që ndoshta mund të ndodhë – atëherë përdorimi klinik i një terapie të tillë është i justifikuar".

Terapia kombinuese së pari duhet të testohet klinikisht

Sidoqoftë, Fondacioni gjerman i zemrës dhe specialistët e zemrës paralajmërojnë që kjo terapi nuk mund të përdoret klinikisht në kohën e tanishme.

Së pari duhet të testohet në studimet klinike. Të dy ilaçet mund të shkaktojnë aritmi malinje me pasoja fatale (Fibrilim Ventrikular ) në raste të rralla, por shumë më shpesh në pacientët me sëmundje para-ekzistuese të zemrës.

Mekanizmi, i ashtuquajtur Sindromi Long QT (LQT), është i ngjashëm për të dy medikamentet: një zgjatje e intervalit QT dhe një paqëndrueshmëri elektrike e lidhur me zemrën. Në diagramin e EKG paraqitet një shtrirje e dukshme të intervalit midis fillimit të valës Q dhe fundit të valës T. Duhet të supozoni se këto efekte anësore të rrezikshme të të dyja ilaçeve shtohen: "Klorokina rrit ndjeshëm kohën e QT në doza më të larta. Nëse atëherë shtoni azitromicinë, e cila zakonisht vetëm zgjat në mënyrë të moderuar periudhën e QT, periudha e QT mund të zgjatet edhe njëherë aq, "thotë specialisti i zemrës nga Universiteti i Heidelbergut, Prof. med. Klaus von Olshausen, ish-mjeku kryesor i departamentit të kardiologjisë së Klinikës Asklepios Hamburg Altona.

Rekomandimet e Presidentit të papranueshme dhe të pakujdesshme

Prandaj, rekomandimi i Presidentit të SHBA është i papranueshëm dhe i panevojshme. Nëse në studimet klinike që aktualisht po kryhen dëshmohet se një terapi e tillë kombinuese është efektive, "atëherë kjo duhet të bëhet nën kontrollin e vazhdueshëm të EKG-së dhe monitorimit të kujdesit intensiv. Sidoqoftë, gjithmonë në parimin se përfitimet e terapisë duhet të tejkalojnë rreziqet e mundshme", thekson von Olshausen. Në cilat kushte dhe në çfarë mbikëqyrjeje duhet të sqarohet më tutje.

Hulumtimi vë shpresë te ilaçi kundër malaries

Përvoja e deritanishme me trajtimin e infeksioneve COVID-19 i referohet pothuajse ekskluzivisht klorokinës si një terapi e vetme. Suksesi i terapisë me klorokinë ngjall shpresa të mëdha pa u provuar deri më tani. "Me këtë terapi - megjithë dozën relativisht të lartë - rreziku i aritmive fatale kardiake është dukshëm më i ulët sesa me terapinë e kombinuar", thotë Meinertz.

"Mund të pritet që efektet e mundshme të tejkalojnë efektet negative në ritmin e zemrës." Në çdo rast, një dozë relativisht e lartë e terapisë me klorokinë (500 mg dy herë në ditë) kërkon monitorim të EKG-së ose ritmit të zemrës.

Sipas raporteve të mediave, studiuesit, duke përfshirë Institutin për Mjekësi Tropikale në Tübingen, Gjermani planifikojnë të testojnë klorokuinën te njerëzit në luftën kundër sëmundjes CoVid 19. Sipas një raporti te DPA dhe sipas drejtorit të këtij instituti Peter Kremsner, ilaçi antimalarial është provuar gjithashtu efektiv kundër virusit Sars-CoV-2 në tubin e provës (reagjensit, në laborator). Sipas tij pacientët Covid-19 u trajtuan me klorokinë gjithashtu edhe në Kinë dhe Itali. Sidoqoftë, është e paqartë nëse kjo do të jetë e suksesshme, pasi pacientët morën këtë substancë në doza shumë të larta dhe së bashku me shumë ilaçe të tjera, siç raportohet nga DPA. "Mund të ndodh gjithashtu që nuk funksionon ose madje dëmton" citohet Kremsner nga DPA.

Përshtati: Dr. Krenar Telqiu -/Motilokal.com