IKSHPK me apel të veçantë për të moshuarit: Ju lutemi, rrini në shtëpi!

IKSHPK me apel të veçantë për të moshuarit: Ju lutemi, rrini në shtëpi!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), përmes një postimi në faqen zyrtare iu është drejtuar me një apel të veçantë të moshuarve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

IKSHPK iu bëri thirrje edhe familjarëve të të moshuarve që të kujdesen për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia

Apeli i IKSHPK-së:

Apel i veçantë për të moshuarit: ju lutemi, rrini në shtëpi!

Të nderuar qytetarë,

Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!/Motilkal.com