Mot pranveror edhe sot, e mërkura me reshje bore në Kosovë

Mot pranveror edhe sot, e mërkura me reshje bore në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë për këtë fillim jave do të nis me mot të butë, pjesërisht me diell. Ndërsa dita e parë e muajit prill rikthen motin dimëror, me borë dhe rënie të temperaturave.

Sipas motilokal.com dita e hënë do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Dita e marte pritet të jetë me vranësira. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 6 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Ndërsa të mërkurën do të rikthehen reshjet e borës dhe do të kemi rënie të temperaturave. Temperaturat do të luhaten nga -2 deri në 0 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të verilindjes./Motilokal.com