Komuna e Ferizaj ka bërë të ditur se qytetarët ferizajas po e respektojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes si pjesë e masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët e vetë për kulturën, vetëdijen për mbrojtjen e shëndetit të bashkëqytetarëve dhe respektimin e udhëzimeve të kompetentëve!
Postimi i plotë i Komunës së Ferizajt:
Faleminderit ferizajas, për kulturën, vetëdijen ta mbroni shëndetin tuaj e të bashkëqytetarëve e respektimin e udhëzimeve të kompetentëve!
E oraret kur lejohet qarkullimi, shfrytëzoni vetëm për daljet e domosdoshme, për furnizim me ushqime, ilaçe e nevoja urgjente, pa rrezikuar as veten as familjen, as të tjerët!/Motilokal.com















