Përhapja e COVID-19 ka mbizotëruar agjendën globale këtë javë duke ndikuar në mënyrën se si miliona njerëz drejtojnë jetën e tyre.
India u bashkua me Italinë, Francën dhe Spanjën duke i vendosur 1.3 miliardë qytetarët e saj në izolim.
Tashmë virusi preku edhe politikën pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson konfirmoi se ai kishte dalë pozitiv, ndërsa në botën e sportit ky virus ka shkaktuar shtyrjen e Lojërave Olimpike të 2020 në Tokio.
Përzgjedhja jonë e imazheve këtë javë tregon përhapjen e koronavirusit që po shkakton dhe si vendet po përpiqen të përballojnë pandeminë./Motilokal.com
Ushtarët serbë vendosën shtretër për trajtimin e pacientëve të mundshëm të infektuar me COVID-19 brenda Qendrës së Panaireve në Beograd - Darko Vojinovic / Foto AP
Njerëz të veshur me maska bëjnë fotografi përpara flakës Olimpike Tokio 2020, e cila shfaqet jashtë stacionit hekurudhor Sendai, pasi mbërritën nga Greqia - PHILIP FONG / AFP
Presidenti francez Emmanuel Macron me maskë në fytyrë gjatë një vizite në spitalin fushor ushtarak në Mulhouse, në Francën lindore - Mathieu Cugnot / AP
Stafi mjekësor duke bartur një pacient drejt një helikopteri mjekësor në Spitalin Emile Muller në Mulhouse, në Francën lindore - SEBASTIEN BOZON / AFP
Punëtorët dezinfektojnë zonat përreth kompleksit të piramidave të Gizës me shpresën për të frenuar shpërthimin e koronavirusit në Egjipt - Nariman El-Mofty / AP
Senegalezët në rrënojat e lëna nga pastrimi i stallave në një treg joformal përpara dezinfektimit të lagjes popullore Medina në Dakar - JOHN WESSELS / AFP
Një çift palestinez të veshur maska mbrojtëse, gjatë shkrepjes së fotografive para ceremonisë së dasmës së tyre në Rripin jugor të Gazës - SAID KHATIB / AFP
Fëmijët e zhvendosur sirianë duke lexuar një poster, ku përshkruhen 7 hapa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në një kamp për të zhvendosurit brenda kufirit turk - RAMI AL SAYED / AFP
Tenori francez Stephane Senechal këndon nga dritarja e apartamentit të tij në Paris gjatë bllokimit të rreptë të zbatuar në vend - Francois Mori / AP Photo
Një shenjë që u kërkon njerëzve të vëzhgojnë distancën sociale dhe të mbajnë 1,5 metra larg për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit u vendos në një fushë të tulipanëve në Lisse, Holandë - Peter Dejong / AP Photo
Andrea Schulz prezanton një ëmbëlsirë në formë të letrave të tualeti në Bakery Schuerener Backparadies në Dortmund, Gjermani - INA FASSBENDER / AFP
Mali Matterhorn është ndriçuar nga artisti Gerry Hofstetter me thirrjen për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e COVID-19 në Zermatt, Zvicër - Valentin Flauraud / AP Photo
Një selfie me lulet e qershisë, në Tokio, 26 Mars 2020. Autoritetet u kërkuan banorëve të saj të qëndrojnë në shtëpi këtë fundjavë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit - Jae C. Hong / AP Photo./Motilokal.com
