Mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Shqipëri

Mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Shqipëri

Moti në vendin tonë parashikohet të nisë me vranësira, ku në orët e pasdites, do të ketë reshje shiu të dobëta në jug e në mbrëmje shtrihen në të gjithë territorin. Ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në zonat malore e kodrinore parashikohen edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të lindjes dhe juglindjes.

Dita e enjte do të nis me reshje të lehta gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së enjte do të luhatën nga 8 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 6 m/s në drejtim të lindjes./Motilokal.com