Fosili i një shpendi është zbuluar së fundmi dhe mund të jetë paraardhësi i pulave të sotme.
Ky fosili është datuar rreth 67 milionë vjet më parë dhe kjo na tregon se zogjtë kanë jetuar përkrahë dinozaurëve për rreth një milionë vite para se ata të zhdukeshin.
Shkencëtarët thanë se ky fosil është fosili i ruajtur më mirë, i gjetur ndonjëherë në botë.
Zogjtë kanë prejardhje nga dinosaurët, por pikërisht kur ato evoluuan në zogj si ata që janë sot ka qenë e vështirë për t'u identifikuar. Kjo është për shkak të mungesës së të dhënave fosile.
Kafka fosile e zbuluar së fundmi dhe e ruajtur mirë, do të ndihmojë në plotësimin e disa prej boshllëqeve.
“Kjo është një nga kafkat më të ruajtura të shpendëve fosile të çdo epoke në botë”, tha Dr Daniel Field nga Universiteti i Kembrixhit.
"Është kafka e vetme gati e plotë e një zogu modern që kemi, deri tani, nga koha e dinosaurëve dhe është në gjendje të na tregojë më shumë për historinë e hershme evolucionare të zogjve", tha ai.
Wonderchicken ka marrë emrin pasi duket si një kombinim i rosës dhe pulës.
Zogu peshonte pak më pak se 400g dhe ishte një anëtar i hershëm i grupit që dha lindjen e pulave të ditëve moderne, rosat dhe shpendët e tjerë.
"Wonderchicken do të renditet si një fosil me të vërtetë i rëndësishëm për të ndihmuar në sqarimin e faktorëve që në fakt krijuan shpendët modernë", tha Dr. Field./Motilokal.com
