Dita Botërore e Ujit, 2.2 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujin e pijes

Dita Botërore e Ujit, 2.2 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujin e pijes

Në të gjithë globin çdo vit, 22 Marsi festohet si Dita Botërore e Ujit (DBU), e shpallur nga Kombet e Bashkuara për të tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e ujit.  Tema e Ditës Botërore të Ujit 2020 është “Uji dhe Ndryshimet Klimatike” dhe qëllimi është të tregojë se si të dy janë të lidhur në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin. Ndërsa të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe duke e përjetuar, kjo Dita Botërore e Ujit na gjen të gjithëve në një situatë të pazakontë dhe shumë sfiduese, pasi ne dhe e gjithë bota jemi duke u përballur me shpërthimin e virusit Corona (COVID-19).

Dita Botërore e Ujit është një kremtim ndërkombëtar dhe një mundësi për të mësuar më shumë rreth çështjeve të lidhura me ujin, të frymëzohesh për t’u treguar të tjerëve dhe të marrësh masa për të bërë një ndryshim. 

Dita Botërore e Ujit daton në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1992 mbi Mjedisin dhe Zhvillimin ku u rekomandua një kremtim ndërkombëtar për ujin.  

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u përgjigj duke përcaktuar  datën 22 mars 1993 si Ditën e parë Botërore të Ujit. Ajo është mbajtur çdo vit që prej atëherë. 

Çdo vit, UN-Water – subjekti që koordinon punën e OKB-së për ujë dhe higjienë - përcakton një temë për Ditën Botërore të Ujit që korrespondon me një sfidë aktuale apo të ardhshme. Fushata angazhuese koordinohet nga një ose disa prej Anëtarëve të UN-Water./Motilokal.com