Rikthehet ‘dimri’ nga sot priten reshje shiu dhe bore në Kosovë

Rikthehet ‘dimri’ nga sot priten reshje shiu dhe bore në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë për ditën e sotme do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me erë. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të lëvizin 6 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Të hënën parashihet reshje bore dhe temperaturat do të luhaten nga -2 deri në 0 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë të martës edhe gjatë natës së mërkurë. Temperaturat do të lëvizin -2 deri në 2 °C.

Ndërsa nga e mërkura dhe enjtja priten ngritje të lehtë të temperaturave./Motilokal.com