Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se është shëruar plotësisht edhe pacienti zero.
Ditën e djeshme u dha lajmi që janë shëruar dy pacientë, ku njëri ishte babai i pacientit zero.
Ajo dha edhe lajmin tjetër të mirë të shërimit të pacientit zero.
Postimi i plotë:
Një tjetër lajm i mirë.
Edhe pacienti sapo është konfirmuar negativ
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi.
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit./Motilokal.com
