“Sot kam një mesazh për të rinjtë. Ju nuk jeni të pathyeshëm. Ky virus mund t’ju çojë në spital ku mund të qëndroni me javë të tëra, madje edhe mund t’ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që bëni se ku do të shkoni mund të jenë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes për dikë tjetër. Jam mirënjohës që kaq shumë njerëz po përhapin fjalën dhe jo virusin. Ndërsa vazhdoj të them që solidariteti është çelësi për mposhtjen e COVID-19. Solidariteti midis vendeve, por edhe midis grupmoshave”, ka thënë kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke iu drejtuar të rinjve që të mos e nënvlerësojnë përhapjen e koronavirusit.
Ai tha se edhe pse të moshuarit janë ata që preken më rënde, virusi nuk kursen as të rinjtë. Kam një mesazh për të rinjtë; nuk jeni të pamposhtur.
“Virusi mund t’iu lërë në spital për javë të tëra e madje edhe t’iu vrasë. Por edhe nëse nuk sëmureni zgjedhjet që bëni mund të përbëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.
OBSH ka shpërndarë 1.5 milion teste laboratorike në të gjithë botën, por sipas kreut të OBSH mund të duhen 80 herë më shumë për pandeminë që ka prekur çdo shtet të botës./Motilokal.com
