Lajmi i mirë/ Shërohen dy pacientët e parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Lajmi i mirë/ Shërohen dy pacientët e parë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

Një lajm i mirë ka ardhur nga Qendra Infektive në Shqipëri, ku është raportuar se janë shëruar dy pacientët e parë me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka konfirmuar se janë shëruar dy kontakte të pacientit zero dhe jo një.

Postimi i plotë:

Dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë

Dy pacientët, kontakte të pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.

Bravo ekipit të spitalit infektiv

Por JU LUTEM KUJDES‼Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës./Motilokal.com