Instituti i Shëndetësisë thirrje qytetarëve të Kosovës: Na ndihmoni pak që t'ju ndihmojmë shumë

Instituti i Shëndetësisë thirrje qytetarëve të Kosovës: Na ndihmoni pak që t'ju ndihmojmë shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një komunikate u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos dalin në parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar.

“IKSHPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSH dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!”.Motilokal.com