Moti sot dhe nesër me diell dhe i ngrohtë, nga e diela ulje temperaturash mundësi edhe reshje bore në Kosovë

Moti sot dhe nesër me diell dhe i ngrohtë, nga e diela ulje temperaturash mundësi edhe reshje bore në Kosovë

Deri në fundjavë vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave të presionit të lartë, ndërsa nga Mesdheu depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe me diell

Sipas motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit.

Mot i kthjellët do të mbajë edhe gjatë ditës së shtunë. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 18 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

Ndërsa ditën e diele do të mbajë mot me vranësira, në mbrëmje pritet reshje shiu me borë. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veri-verilindjes./Motilokal.com