Edhe pesë raste të reja me COVID-19, shkon në 64 numri i të infektuarve në Shqipëri

Edhe pesë raste të reja me COVID-19, shkon në 64 numri i të infektuarve në Shqipëri

Albana Fico, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik ka informuar mbi situatën e 24 orëve të fundit të COVID-19 në vendin tonë.

Ajo ka thënë se në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri dhe një 65 vjeçar dhe një 42 vjeçar nga Kavaja.

Deri në këto momente janë testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

Tiranë 45 qytetarë

Durrës 5 qytetarë

Lushnjë 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

Fier 6 qytetarë

Rrogozhinë 2 qytetarë

Kavajë 2 qytetarë

Deri në këto momente janë shënuar dy humbje jete.

Në Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar.

Tre pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor!

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi./Motilokal.com