Ana tjetër e medaljes, koronavirusi ka pastruar ajrin në botë, NASA sjell pamjet satelitore [Foto]

Ana tjetër e medaljes, koronavirusi ka pastruar ajrin në botë, NASA sjell pamjet satelitore [Foto]

Koronavirusi përveç që ka shkaktuar shumë viktima dhe po vazhdon të prek dhe të merr shumë persona anë e mbanë botës, ka edhe anën tjetër të medaljes pasi edhe po i shpëton mijëra njerëz në Kinë.

Sipas shkencëtarëve shpërthimi i COVID-19 ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish në Kinë. Kjo për shkak se izolimi i njerëzve ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Imazhet satelitore që vijnë nga Agjencia Europiane e Hapësirës dhe NASA, tregojnë një reduktim në sasinë e emetimeve të gazrave të dëmshëm në atmosferë, si pasojë e mbylljes së fabrikave dhe izolimit në shtëpi të njerëzve.

Mirëpo shkencëtarët thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë pasi ndotja do t’i kthehet shifrave normale me rikthimin në punë me kapacitet të plotë të industrisë./Motilokal.com