Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se pas mesnate në laboratorët e IKSHPK-së u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19.
Sipas IKSHPK-së personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.
IKSHPK bëri të ditur se deri me tani në laboratorët e IKSHPK-së janë testuar 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.
“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Motilokal.com
