Një ilaç që ishte përdorur për të trajtuar HIV-in dhe Malarian, mund të përdoret për të trajtuar koronavirusin, sipas shkencëtarëve në Australi.
Një ekip ekspertësh të sëmundjeve infektive në Universitetin e Queensland në Brisbane thonë se posedojnë dy lloje të medikamenteve që ndihmojnë në shërimin e COVID-19.
Ilaçet janë një kombinim që kanë dhënë rezultate premtuese në testet që janë kryer të njerëzit, dhe kanë bërë që të “zhduket” infeksioni te pacientët e prekur me koronavirus
Ilaçet po testohen ndërsa studiuesit dhe mjekët në të gjithë botën janë në tentim për të frenuar dhe të gjejnë një vaksinë, kurë ose trajtim për virusin vdekjeprurës.
Rreth 170,000 njerëz në të gjithë globin tani janë infektuar me koronavirus dhe mbi 6.500 kanë vdekur.
Pasi Kina arriti të ndalë përhapjen, në Itali janë prekur 25 mijë, rreth 14 mijë në Iran, 8 mijë në Spanjë dhe më shumë se 5 mijë në Gjermani dhe Francë.
Studiuesi i Queensland, Profesor David Paterson, tha se me kurën e tyre do t’i japin fund pandemisë deri në fund të muajit.
Ai sqaroi se kur pacientëve u është dhënë ilaçi i HIV personave të prekur me koronavirus në Australi, ajo ka bërë që “virusi të zhduket” nga organizmi i tyre. Me një fjalë kanë reaguar mirë ndaj këtij ilaçi.
“Pacientët do të shëroheshin nga koronavirus pas përfundimit të terapisë”, tha ai./Motilokal.com
