Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar lajmin që edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai këtë e bëri të ditur në një postim në profilin e tij në Facebook, duke treguar se katër raste janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.
Tashmë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë shkon në 13.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Ju faleminderit për mirëkuptim!/Motilokal.com
