Rritet në 9 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Rritet në 9 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar lajmin që edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai këtë e bëri të ditur në një postim në profilin e tij në Facebook, duke treguar se tri raste janë nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kanë pasur kontakt me një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës.

Tashmë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë shkon në 9.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.

Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t'i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ju faleminderit për mirëkuptim!/Motilokal.com