Agjencia Hapësinore ruse Roscosmos dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës kanë vendosur të shtyjnë fillimin e një misioni të përbashkët kërkimor në Mars deri në vjeshtë të vitit 2022 për shkak të situatës rreth koronavirusit në Evropë, tha Roscosmos.
"... Palët duhet të pranojnë se faza përfundimtare e aktiviteteve të ExoMars është i komprometuar nga përkeqësimi i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vendet evropiane", tha agjencia ruse në një deklaratë.
"Ne kemi marrë një vendim të vështirë por të peshuar mirë për të shtyrë fillimin në 2022", tha drejtori i përgjithshëm i Roscosmos Dmitry Rogozin.
Misioni është shtyrë vazhdimisht dhe ishte planifikuar së fundmi për këtë vit./Motilokal.com
