Një ekip prej nëntë mjekësh të specializuar për Covid-19 apo koronavirus në muajt e fundit, ka zbarkuar në kryeqytetin e Italisë, Romë për t’u ndihmuar në tejkalimin e përhapjes së këtij virusi.
Përveç përvojës së tyre, mjekët kinezë do të sjellin me vete ilaçe të reja bimore që kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm për pacientët e sëmurë në Kinë. Një prej tyre është kapsula Lianhuaqingwen. “Kapsula Lianhuaqingëen ka rezultuar e efektshme në trajtimin e Covid-19. Vende të tjera kanë filluar të mësojnë efektivitetin e trajtimit me ilaçe tradicionale kineze”, tha ekipi i mjekëve.
Kjo ndihmë e Kinës për shtetin italianë vjen pasi ky vend ka filluar të marrë frymë sërish, dhe si duket më në fund po e fiton betejën me koronavirusin. Sipas bilancit më të fundit, numri i rasteve në Kinë ka shkuar në 80814 me vetëm 21 raste të reja të regjistruara 24 orët e fundit dhe vetëm tetë viktima./Motilokal.com
