Koronavirusi: Dhjetë arsye pse nuk duhet bërë panik

Koronavirusi: Dhjetë arsye pse nuk duhet bërë panik

Pavarësisht nëse koronavirusin e ri ne e klasifikojmë si pandemi (tanimë po nga data 11.03) kjo megjithatë është një çështje serioze. Në më pak se dy muaj është përhapur në disa kontinente. Pandemi do të thotë transmetim i vazhdueshëm i pandërprerë i sëmundjes njëkohësisht në më shumë se tre rajone të ndryshme gjeografike. Pandemia nuk i referohet vdekshmërisë së virusit, por transmetueshmërisë së tij dhe shtrirjes gjeografike.

Ajo që ne me siguri kemi, është një pandemi e frikës. E gjithë media e planetit e kapluar nga koronavirusi. Është me se drejtë që ka një shqetësim i thellë dhe planifikim masiv për skenarët e rasteve më të këqija. Dhe natyrisht pasojat do te kalojnë nga sfera shëndetit globale në biznes dhe politikë.

Por është po ashtu e drejtë që ne mos të bëjmë panik. Do të ishte e gabuar të thuash se ka një lajm të mirë që del nga COVID-19, por ka shkaqe për optimizëm, do te thote ka arsye për të menduar se mund të ketë mënyra për ta përmbajtur dhe mposhtur virusin si dhe te merren mësime për të ardhmen.

1. Ne e dimë se çfarë është coronavirusi

Rastet e para të SIDA u përshkruan në qershor 1981 dhe u deshën më shumë se dy vjet për të identifikuar virusin (HIV) që po e shkakton sëmundjen. Me COVID-19, rastet e para të pneumonisë së rëndë u raportuan në Kinë në 31 dhjetor 2019, kurse deri më 7 janar virusi tashme ishte identifikuar. Gjenomi ishte në dispozicion në ditën e 10.

Tashmë e dimë se është një koronavirus i ri nga grupi 2B, me të njëjtën familje si SARS, të cilin ne e kemi quajtur SARSCoV2. Sëmundja quhet COVID-19. Mendohet se ka të bëjë me koronavirusin nga lakuriqët. Analizat gjenetike kanë konfirmuar se ajo ka një origjinë natyrore të kohëve të fundit (midis fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit) dhe se, megjithëse viruset jetojnë duke pësuar mutacion, shkalla e mutacionit të tij mund të mos jetë shumë e lartë.

2. Ne e dimë se si ta zbulojmë virusin

Që nga 13 janari, testi për të zbuluar virusin ka qenë në dispozicion.

3. Situata po përmirësohet në Kinë

Masat e forta të kontrollit dhe izolimit të vendosura nga Kina po sjellin rezulatete. Tani disa javë numri i rasteve të diagnostikuara çdo ditë po zvogëlohet. Një përcjellje shumë e detajuar epidemiologjike po kryhet në vende të tjera ku shpërthimet janë specifike për zonat caktuara dhe si pasoj ato mund të kontrollohen më lehtë.

4. 80% e rasteve janë të lehta

Sëmundja nuk shkakton simptoma ose është e butë në 81% të rasteve. Sigurisht, 14% te rasteve mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe në 5% mund të bëhet kritike apo edhe fatale. Ende nuk është qartë se cila mund të jetë shkalla e vdekshmërisë, por mund të jetë më e ulët se disa vlerësime qe janë bërë deri më tani.

5. Njerëzit shërohen

Pjesa më e madhe e të dhënave të raportuara kanë të bëjnë me rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara dhe numrin e vdekjeve, por shumica e personave të infektuar shërohen. Ka 13 herë më shumë raste të kuruara sesa vdekje dhe kjo përqindje veç sa po rritet.


6. Simptomat shfaqen të lehta tek fëmijët

Vetëm 3% e rasteve paraqiten tek njerëzit nën 20 vjeç dhe vdekshmëria nën 40 vjeç është vetëm 0.2%. Simptomat janë aq të lehta tek fëmijët sa që mund të kalojnë pa u vënë re.

7. Virusi mund të largohet me anë të pastrimit

Virusi mund të deaktivizohet nga sipërfaqet brenda 1 minuti në mënyrë efektive duke përdorur tretje të etanolit (62-71% alkool), peroksid hidrogjeni (0,5% peroksid hidrogjeni) ose hipoklorit natriumi (0,1% zbardhues).

Larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë është mënyra më efektive për të shmangur ngjitjen e virusit.

8. Shkenca globalisht është duke përcjellë

Tani është epoka e bashkëpunimit ndërkombëtar shkencor. Në pak më shumë se një muaj 164 artikuj janë të qasshme në PubMed për COVID19 ose SARSCov2 si dhe shumë të tjerë të disponueshëm në depot e artikujve të cilat ende nuk janë shqyrtuar. Është duke u vepruar paraprakisht për vaksinat, trajtimet, epidemiologjinë, gjenetikën dhe filogjeninë, diagnozën, aspektet klinike, etj.

Këto artikuj janë shkruar nga rreth 700 autorë, të cilët janë shpërndarë në të gjithë planetin. Është shkencë bashkëpunuese, e përbashkët dhe e hapur. Në vitin 2003, me epideminë SARS u desh më shumë se 1 vit për të arritur më pak se gjysmën e këtij numri te artikujve. Për më tepër, shumica e revistave shkencore i kanë lënë botimet e tyre si qasje të hapur për temën e koronaviruseve.

9. Tashmë ka prototipe të vaksinave

Aftësia jonë për të hartuar vaksina të reja është spektakolare. Tashmë janë më shumë se tetë projekte që janë duke u zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit të ri. Ka grupe të cilat jane duke punuar në projekte të vaksinimi kundër edhe viruseve të ngjashme.
Grupi i vaksinave të Universitetit të Queensland, në Australi, ka njoftuar se tashmë është duke punuar në një prototip duke përdorur teknikën e quajtur "kapës molekular", e cila është një teknologji e re. Ky është vetëm një shembull që do të na mundëson prodhimin e vaksinave në kohën rekord. Këto prototipet së shpejti mund të testohen te njerëzit.

10. Testimet antivirale janë duke u zhvilluar

Vaksinat janë preventiv. Tani për tani qka është shumë e rëndesishem është trajtimi i njerëzve te cilet tanime janë sëmurë. Tashmë ka më shumë se 80 testime klinike që po i analizojnë trajtimet e koronavirusit. Këto janë antiviral që janë përdorur për infeksione të tjera, të cilat tashmë janë aprovuar dhe e dimë se janë të sigurta.

Një nga ata që është testuar tashmë te njerëzit është remdesivir, një antiviral me spektër të gjerë ende nën studim, i cili është testuar kundër Ebola dhe SARS / MERS.

Një tjetër kandidat është chloroquine, një antimalarial që gjithashtu është parë të ketë një aktivitet të fuqishëm antiviral. Dihet që klorokina bllokon infeksionin viral duke rritur pH e endozomit, i cili është i nevojshëm për shkrirjen e virusit me qelizën, duke penguar kështu hyrjen e virusit në qelizë. Është demonstruar se kjo përbërje e bllokon koronavirusin e ri in vitro dhe tashmë po përdoret në pacientët me pneumoni nga koronavirusi.

Testimet e tjera të propozuara bazohen në përdorimin e oseltamivir (i cili përdoret kundër virusit të gripit), interferon-1b (proteina me funksion antiviral), antisera nga personat që jane rikuperuan ose antitrupa monoklonal për të neutralizuar virusin. Terapitë e reja janë propozuar me ane të substanca inhibuese, të tilla si barictinibine, të zgjedhura nga inteligjenca artificiale.

Pandemia e gripit të vitit 1918 shkaktoi më shumë se 25 milion vdekje në më pak se 25 javë. A mund të ndodhë diçka e ngjashme tani? Me siguri jo; ne kurrë nuk kemi qenë më të përgatitur për të luftuar një pandemi."

Përkthyer nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë – Prishtinë. 

Burimi: The conversation - rrjet i mediave jo-fitimprurëse që botojnë histori lajmesh të shkruara nga akademikë dhe studiues. Artikulli nga Ignacio López-Goñi është Profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Navarra (Spanjë, 06/03/2020)./Motilokal.com