Një shqiptar nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Gjermani është infektuar me COVID-19.
Blerim Meholli përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se ai që tre ditë është në spital dhe se sot ka dalë pozitiv me koronavirus.
Meholli ka apeluar që të mos dilet në vende publike ku ka shumë njerëz dhe tregon se ky virus e ka lodhur.
Deri tani, në Gjermani janë konfirmuar mbi 1600 të prekur, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë./Motilokal.com
