Moti në Maqedoni: Parashikimi i meteorologëve për ditën e premte dhe fundjavë

Moti në Maqedoni: Parashikimi i meteorologëve për ditën e premte dhe fundjavë

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe shumë nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri mesatare. Në pjesët veriore do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër.

E shtuna parashikohet një ditë me diell dhe ngrohtë e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë mbi 60 km/h dhe breshër.

Të dielën pritet të mbajë me diell dhe ngrohtë e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht me kushte për paraqitje të stuhive.

/Motilokal.com