
Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.
Dita e premte parashihet të mbajë me mot i nxehtë, me kthjellime dhe vranësira kalimtare në relievet malore në veri të territorit kryesisht në Alpe, të cilat priten të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Të shtunën, moti do të jetë i nxehtë, me kthjellime dhe diell, në viset malore me vranësira kalimtare.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë, kryesisht me diell.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com