Koronavirusi/ Ambasada e Kosovës me njoftim për qytetarët që jetojnë në Gjermani

Koronavirusi/ Ambasada e Kosovës me njoftim për qytetarët që jetojnë në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani në një komunikatë thuhet se për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19 Ambasada e Republikës së Kosovës, në Berlin, dhe konsullatat e përgjithshme e Kosovës në München, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg dhe Kopenhagen nuk ofrojnë shërbime konsullore më 13- 27 mars.

“Ambasada dhe konsullatat e RKS lusin qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore të respektojnë vendimin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se për raste emergjente (humbje dokumenti, fatkeqësi etj.) mund të kontaktoni në numrat emergjentë të konsullatave./Motilokal.com