Aty ku edhe nisi virusi tashmë i njohur si koronavirus në Wuhan, është festuar shërimi i pacientit të fundit nga spitali “Wuchang Fangcang”, spital ky i krijuar përkohësisht nga numri i madh i të infektuarve nga COVID-19.
Kjo foto është bërë me10 Mars 2020 dhe postuar ditën e sotme.
Të paktën 11 nga 16 spitalet e improvizuara në epiqendrën e virusit kinez në Wuhan kanë qenë në gjendje të mbyllen, raporton media shtetërore Xinhua.
Spitalet e improvizuara, në stadiume, shkolla dhe gjetkë trajtuan pacientët që vuanin nga simptoma të lehta.
Kina raportoi numrin e saj më të ulët të rasteve deri më tani./Motilokal.com
