Pas masave të marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme dhe pas shpalljes nga OBSH gjendje pandemie, koronavirusin, komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë dezinfektimin e autobusëve urban.
Edhe pse në Kosovë deri me tani nuk është konfirmuar ende asnjë rast me këtë virus, Qeveria ndërmori sot një sërë masash në mënyrë për të parandaluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka publikuar foto të dezinfektimit të autobusëve.
“Sonte janë dezinfektuar e Trafikut Urban si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit! Pa panik, vetëm kujdes e parandalim!”, ka shkruar Ahmeti./Motilokal.com



