Komuna e Prishtinës me masa parandaluese rreth koronavirusit

Komuna e Prishtinës me masa parandaluese rreth koronavirusit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë duke vazhduar me masat parandaluese rreth koronavirusit (COVID 19).

Ai ka thënë se në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të IKSHP, Komuna e Prishtinës vazhdon me masat parandaluese specifike rreth virusit COVID19.

Kreu i Prishtinës ka theksuar se gjatë fundjavës do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.

Ahmeti ka thënë se Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve dhe ka kërkuar të mos bëhet panik, vetëm kujdes e parandalim.

Këto janë pesë masat e marra nga Komuna e Prishtinës:

1. Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.

2. Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues.

3. Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.

4. Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Këtu përfshihen aktivitetet qe kërkojnë leje nga Komuna për të zhvilluar aktivitetin.

5. Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë./Motilokal.com