Qeveria e Kosvës në mbledhjen e sotme ka miratuar Planin për gatishmëri dhe reagim kundër koronavirusit. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është rekomanduar për Qeverinë e Republikës së Kosovës që të ngritët niveli i gatishmërisë dhe ka aprovuar Planin për gatishmëri dhe reagim kundër koronavirusit së bashku me Planin e veprimit.
Vendimi obligon Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe institucionet tjera relevante, të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij plani. Kostoja e këtij plani kap shifrën mbi 10 milionë euro.
Kabineti qeveritar ka konstatuar se kërcënimet nga shtrirja e këtij virusi në vendin tonë janë rritur për shkak të shtrirjes së tij në vendet fqinje, por që në situatën tonë aktuale nuk ka vend për kurrfarë paniku se të gjitha rastet e testuara deri tani te ne kanë rezultuar negative./Motilokal.com
