Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak të rrezikut nga koronavirusi, prej nesër do të merren masat parandaluese, derisa Qendrat për të Moshuarit do të mbyllen përkohësisht.
“Për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit, që nga nesër do të mbyllen përkohësisht Qendrat Sociale për të Moshuarit si dhe do të bëjmë dezinfektimin e të gjithë autobusëve të Trafikut Urban. Gjithashtu, së bashku me ekipet punuese gjatë këtyre ditëve do të shqyrtojmë edhe aplikimin e masave të tjera parandaluese”, ka shkruar Ahmeti./Motilokal.com
