Itali/ Tërmet në zonën e koronavirusit tremb banorët, dalin të gjithë në rrugë

Itali/ Tërmet në zonën e koronavirusit tremb banorët, dalin të gjithë në rrugë

Një tërmet me magnitudë të vogël, 2.9 i shkallës rihter ka rënë në Itali, pikërisht në zonën ku është epiqendra e koronavirusit.

Edhe pse me mangnitudë të vogël, lëkundjet janë ndjerë shumë dhe kjo ka sjellë panik tek qytetarëtt shkruan Ansa.

Tërmeti vjen pasi i gjithë vendi është izoluar, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Deri më tani 7,985 raste janë konfirmuar nga virusi në Itali, kurse 463 persona kanë ndërruar jetë.

Italia është vendi me më shumë të prekur në Evropë, ku edhe filloi shpërthimi në rajonet veriore./Motilokal.com