Presidenti kinez, Xi Jinping, ka vizituar sot qytetin Wuhan nga edhe ku nisi përhapja e virusit që tashme po tmerron e gjithë botën.
Vizita e Jinpingut po shihet si tentativë për të shpallur “fitoren” e krizës shëndetësore, pasi virusi vdekjeprurës ua mori jetën 3.136 persona në Kinë kurse në tërë botën shkoi në 4.062.
Vendimi për ta vizituar këtë qytet që konsiderohej si vatra e virusit, vjen në javën kur autoritet mbyllen të gjitha spitalet e përkohshme që ishin ndërtuar brenda pak ditëve.
I pari i Kinës inspektoi edhe spitalin me njëmijë shtretër që u përfundua për 10 ditë – dhe qëllimi i ndërtimit të tij ishte trajtimi i të të prekurve me koronavirusin.
Nga autoritetet kineze raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm 19 raste të reja me koronavirusin si dhe 17 viktima, që po cilësohet si numri më i vogël i të prekurve që kur shpërtheu epidemia në Kinë./Motilokal.com
