Si duket reshjet e fundit kanë ndikuar për mirë në liqenet akumuluese. Sipas një Njoftimi të Ujësjellësit Prishtina brenda 24 orëve të fundit ka patur ngritje të nivelit të Liqenit Batllava për 32 centimetra.
“Liqeni i Batllavës si furnizuesi kryesor i konsumatorëve me ujë të pijshëm, brenda 24 orëve të fundit ka një rritje të nivelit prej 32 centimetra. Brenda kësaj jave niveli i ujit në këtë liqe është ngritë mbi 1 metër e disa centimetra”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në Liqenin e Badovcit niveli i ujit ka ngritje më të ngadalësuar./Motilokal.com
