Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se sot ka nisur dezinfektimi i të gjithë këndeve të lojërave në Tiranë, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.
Ai në profilin e tij ka publikuar disa foto ku shkruan se fëmijët nuk janë të rrezikuar ndaj këtij virusi, por mund të jenë bartës.
“Dezinfektim i të gjithë këndeve të lodrave në Tiranë. Fëmijët nuk janë të rrezikuar ndaj coronavirus por mund të jenë bartës për te gjyshërit, që rrezikojnë më shumë, ndaj higjiena publike dhe personale është kyç”, ka shkruar Veliaj./Motilokal.com


