Tetë raste të dyshuara për koronavirus në Klinikën Infektive në Prishtinë

Tetë raste të dyshuara për koronavirus në Klinikën Infektive në Prishtinë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, edhe sot janë paraqitur gjashtë raste të reja të dyshuara për koronavirus, duke bërë që numri të shkojë në tetë.

Sipas drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lendita Ajvazi-Berisha në këtë klinikë janë hospitalizuar gjashtë pacientë, duke theksuar se nuk ka nevojë për shqetësime.

Ndërsa në një konferencë dje për media ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se Ministria e planifikon të shpenzojë 10 milionë e 13 mijë e 295 euro, për të zhvilluar aktivitetet dhe planet rreth parandalimit apo trajtimit të virusit për të prekurit eventualë në Kosovë./Motilokal.com