Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka njoftuar se deri me tani janë konfirmuar tetë pacientë të testuar gjatë pasdites të së hënës, tre kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Sipas njoftimit të MSH-së bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut tashmë ka shkuar në 7.
“Pacientët pozitivë, nga e premtja, 6 marsi, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Më tej në njoftim thuhet se irmua rasti i katërt me koronavirus, respektivisht infektimi i drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës.
Më tej në njoftim thuhet se për shkak të qëndrimit dhe shkuarjes në punë të drejtoreshës së dermatologjisë janë izoluar 193 persona dhe 103 prej të cilëve kanë qenë pjesëmarrës në një konferencë të mjekëve dermatologë ku ishte prezent drejtoresha.
Ajo së fundmi ishte kthyer nga Italia dhe për pesë ditë ka vazhduar punën në Klinikë e Dermatologjisë./Motilokal.com
