Italia në karantinë/ Kryeministri Conte shpall zonë të kuqe të gjithë vendin

Italia në karantinë/ Kryeministri Conte shpall zonë të kuqe të gjithë vendin

Kryeministri Italian Guissepe Conte shpalli zonë të kuqe të gjithë Italinë.

Në një konferencë për media Conte ka shtuar se infektimet dhe rastet e vdekjeve nga virusi vdekjeprurës po përhapen me shpejtësi dhe për këtë shkak duhet që të merren masat për të shpallur karantinë të gjithë Italinë.tha se Të gjitha masat do të ndërmerren në të gjithë Italinë, ndërkohë të gjitha shkollat do te qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill.

"Nuk do të ketë vetëm një zonë të kuqe”, u tha Conte gazetarëve. Do të jetë e gjithë Italia si zonë e mbrojtur”, tha ai. Kufizimet do të hyjnë në fuqi ditën e martë.

Italia regjistroi 1807 raste më shumë të prekur nga coronavirusi që nga e hëna në mbrëmje, me një total kombëtar prej 9172 rastesh dhe 463 të vdekur deri me tani.

"Kërcënimi se COVID-19 po kthehet në një pandemi është tashmë shumë i vërtetë, por bota nuk është në mëshirën e virusit", tha të hënën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)./Motilokal.com