Gjashtë persona kanë vdekur në dy incidente në Alpet Austriake të dielën, kanë raportuar autoritetet austriake.
Sipas Agjencisë së lajmeve austriake pesë persona që po ngjiteshin në Austrinë qendrore u goditën nga një prej ortekëve rreth mëngjesit, në një lartësi prej 2 mijë e 800 metrash.
Disa persona kanë parë ortekun dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet e emergjencës, por alpinistët, të cilët besohet se janë nga Republika Çeke, kishin ndërruar jetë kur mbërritën forcat e shpëtimit.
Në zonë kishte pasur erëra të forta dhe reshje të mëdha dëbore në ditët e fundit, çka solli dhe ortekun.
Ndërsa në Austrinë Jugperëndimor, një oficer policie që po kryente stërvitjet në Alpe u vra kur u godit nga një orteku. Ai u godit nga një pjesë e madhe e borës së ngrirë dhe vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e tij, thanë autoritetet shtetërore për APA./Motilokal.com
