Mbrëmjen e sotme të gjithë duhet të ngrini sytë nga qielli për të parë një tjetër spektakël të hënës, pasi për herë të dytë këtë vit do të ndodhë ajo që quhet ‘superhëna’.
Këtë radhë fenomeni do të quhet ‘Hëna Krimb’ (Worm Moon) dhe për të gjithë banorët e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë një fenomen krejtësisht i dukshëm. Edhe zonat e tjera e shohin, por jo aq të qartë sa Anglia”, shkruan ladbible.com
Procesi i shfaqjes së hënës do të zgjasë deri të martën.
Hëna do të arrijë në nivelin dhe në madhësinë maksimale të hënën në mbrëmje. Fenomeni ndodh kur periudha e hënës së plotë është afër pikës më të afërt të orbitës së tokës, duke sjellë një prerje të formës së saj.
Kjo do të thotë që “Superhëna” është e aftë të jetë deri në 14 për qind më e madhe dhe deri në 30 për qind më e ndritshme se hëna e një natë normale, duke bërë që vendi ku jemi, pavarësisht orës së vonë të natës, të na duket pothuajse ditë.
Arsyeja pse quhet ‘Hëna e Krimbit’ sepse - historikisht - është koha e vitit kur shirat fillojnë të zbusin tokën nën këmbë pas një dimri të gjatë të ftohtë dhe krimbat fillojnë të shkojnë përsëri drejt sipërfaqes. /Motilokal.com
