Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka njoftuar se edhe një person nga Maqedonia e Veriut është infektuar me koronavirus dhe me këtë numri i të prekurve shkon në katër.
Sipas tij bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës e cila për momentin është e hospitalizuar.
“Me dëshpërim konfirmoj se në kontekst të mosrespektimit të autoizolimit të obliguar, pas udhëtimit në rajonet e rrezikuara, drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, 5 ditë pune rregullisht ka shkuar në punë. Duke e pasur parasysh këtë fakt me kujdes të madh qasemi me masa në këtë Klinikë”, tha Filipçe.
Filpçe tha se po identifikohen dhe po intervistohen të gjithë mjekët dhe pacientët që kanë pasur kontakt me të në spital, ka mundësi që të mbyllet i gjithë reparti dhe pacientët të dërgohen në shtëpi dhe të autoizolohen. Sipas ministrit e vetmja gjë pozitive është se drejtoresha nuk ka pasur ditën e vizitave dhe kështu nuk ka qenë në kontakt me shumë pacientë.
Instituti për Shëndet Publik po bën kontrolle të nivelit të rrezikut. Është e mundshme që reparti tërësisht të mbyllet. Tërë ekipi mjekësor të dërgohet në vetëizolim shtëpiak, pacientët të cilët janë të hospitalizuar gjithashtu të vazhdojnë me mjekim në shtëpi.
Do të merren masa kundër të gjithëve që e rrezikojnë shëndetin publik. Filipçe tha se për rastin konkret është shumë i dëshpëruar./Motilokal.com
