Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) përmes një njoftimi bën të ditur se pas reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badovcit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes.
“Pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra (gati 1 metër) ndërsa Badovci për 20 centimetra”, thuhet në njoftim.
Ujësjellësi Prishtina thekson se në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale./Motilokal.com
