Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Tritan Kalo jep 10 këshilla që duhet zbatuar rreptësisht

Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku Tritan Kalo jep 10 këshilla që duhet zbatuar rreptësisht

Ministria e Shëndetësisë pak pas mesnate ka njoftuar se tashme në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19.

Ndërsa duke e parë situata mundë të ndryshojë nuk mungojnë as këshillat e mjekëve. Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme që duhen zbatuar me rigorozitet.

Ai në një postim në Facebook ka renditur 10 këshilla të forta se si të veprojmë në një situatë të tillë.

“Beteja për jetën është e përminutshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendje-kthjellëtit, vullnet-plotët dhe zemërbardhët…..së bashku do të mundemi t'ia dalim mbanë përsëri edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni ju bashkëkombësit e mi”, ka shkruar mjeku Kalo.

Postimi i mjekut Tritan Kalo:

DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerëzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruajtura, si dhe e diskutimeve tona të përditshme profesionale apo jo….Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirë bazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësja, por që gjithqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për

1. Higjienën personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive.

2. Mos grumbullimi jo i domosdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3. Përkujdesja për “higjienën e të teshtimës dhe të kollitjes”.

4. Ruajtja e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-hershme të sasive të vogla uji.

5. Ushqimi i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A.

6. Të paturit në vëmendje e mos frekuentimit të shkollave, e qendrave të punës në rast shenjash klinike grip ngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7. Vetizolimi 14 ditor për personat që vinë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

8. Kontaktimi me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numrin 127, NËSE ai/ajo ka shenja të tilla si temperatura, teshtitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9. Kujdesi ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2.

10. Vetëkontrolli e mos paniku për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitet dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

Të mos harrojmë se në ndërkohë që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marrë jetët e mbi 3600 individëve, në të njëjtin hark kohor në mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arsye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutshëm dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendje-kthjellëtit, vullnet-plotët dhe zemërbardhët…..

SË BASHKU do të mundemi t’ia dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni ju bashkëkombësit e mi./Motilokal.com